Sulmi në Zubin Potok, Gërvalla: Më i rëndi mbi infrastrukturën e një shteti demokratik në Evropë, përveç Ukrainës
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, deklaroi gjatë në takimin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian se sulmi i 29 shtatorit mbi sistemin e kanalit të Ibër-Lepencit është unik në një shtet demokratik në Evropë duke përjashtuar Ukrainën.
“Një sulm aq i rëndë mbi infrastrukturën e një shteti demokratik nuk ka ndodhur ndonjëherë në Evropë përveç Ukrainës. Serbia nuk është Rusi, por Serbia po kopjon strategjitë ruse dhe po i përshtat ato në kontekstin rajonal.” – tha Gërvalla.