Gërvalla: Spanja i njeh pasaportat e Kosovës që nga 1 janari
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pasi që qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë lirshëm në Spanjë, pasi që ky shtet ka njohur pasaportën e Kosovës.
Gërvalla përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Spanja i njeh pasaportat e Kosovës që nga 1 janari.
“Qytetarët e Kosova mund të udhëtojnë në Spanjë tani. Bazuar në njoftimet e shteteve anëtare të BE-së deri më 5 janar 2024, Mbretëria e Spanjës njeh pasaportat e zakonshme të Republikës së Kosovës që nga 1 janari 2024.” – ka shkruar Gërvalla.