Gërvalla s'i ndahet ekonomisë, pretendon "reforma të jashtëzakonshme ekonomike"
Ndonëse mban postin e ministres së Jashtme të Kosovës, deklaratat e Donika Gërvalla Schwarz ditëve të fundit kanë qenë të fokusuara në pretendimet për “zhvillim ekonomik të vendit”.
Paraqitja e saj në Forumin Ekonomik të Blendit s’bën përjashtim. Sipas saj, me Qeverinë Kurti janë zbatuar reforma “të jashtëzakonshme ekonomike që çojnë në përfitim të gjithë qytetarëve”.
“Të gjitha organizatat që merren me matje të standardeve konfirmojnë se Kosova qëndron si lidere e demokracisë e sundimit të ligjit në rajon. Presidentja Von der Leyen dje gjatë fjalimit përmendi se si IMF e të tjerët, konfirmojnë reforma të jashtëzakonshme ekonomike që çojnë në përfitim të gjithë qytetarëve. Është ajo që ua kemi borxh qytetarëve e partnerëve tanë”, ka thënë Gërvalla-Schwarz.