Gërvalla shpreh mirënjohje për mbështetjen dhe rolin e Presidentit të KIE-së për Kosovën
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka takuar Presidentin e Asamblesë Parlamentare të KIE-së, Theodoros Roussopoulod.
Përmes një postimi në faqen zyrtare shkruan se Gërvalla dhe Roussopoulos diskutuan rreth finalizimit të procesit të anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Gërvalla ishte e shoqëruar edhe nga Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, dhe ambasadori Lulzim Hiseni, të cilët shprehen mirënjohjen për rolin dhe mbështetjen e Presidentit në sigurimin e një procesi të drejtë dhe meritokratik brenda PACE.
“Ministrja Gërvalla nënvizoi rolin thelbësor të Presidentit të PACE në bashkëpunimin me Komitetin e Ministrave për të siguruar që anëtarësimi i Kosovës në KiE të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe në përputhje të plotë me opinionin e PACE”, shkruan MPJD në “Facebook”.