Gërvalla: Rusia është rrënjosur thellë në strukturat e Serbisë, 5 mijë trupat e NATO-s s'mund ta ndalin - NACIONALE

Gërvalla: Rusia është rrënjosur thellë në strukturat e Serbisë, 5 mijë trupat e NATO-s s'mund ta ndalin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, deklaroi se Rusia është “rrënjosur thellë në strukturat e Serbisë”, duke iu referuar sulmit të fundit në sistemin e kanalit të Iberit-Lepencit dhe atë të Banjskës me 24 shtator të vitit 2023.

Sipas kryediplomates, sulme të tilla nuk kanë të bëjnë vetëm me “tensione ndëretnike” apo “mosmarrëveshje”, por, sipas saj, bëhet fjalë për depërtim të thellë rus brenda shtetit serb.

Gërvalla vazhdoi duke thënë se synimet e Rusisë, përmes Serbisë, nuk mund të ndalen as nga 5 mijë trupat e NATO-s në Kosovë.

“Në shtator të vitit 2023, Serbia, me rreth 100 trupa paramilitare, jo 30 siç është raportuar gabimisht, të armatosur rëndë direkt nga arsenali ushtarak serb, bashkë me ushtrinë serbe, ndërmorren përpjekjen e parë për një ndërhyrje ushtarake në një vend me prani të lart të NATO-s. Është krejtësisht e pamundur që një vendim kaq serioz të ndërmerrej pa koordinim më Rusinë. Rusia është rrënjosur thellë në strukturat e Serbisë. Jo vetëm në ekonomi, por edhe në shërbimet e inteligjencës dhe ne Ministrinë e Mbrojtjes. As 5 mijë trupat e NATO-s s’mund ta ndalin Rusinë. Këto nuk janë tensione etnike, nuk është një mosmarrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.” – tha Gërvalla.

Lajme të ngjashme