Gërvalla reagon pas plagosjes së kryeministrit sllovak: Autorët duhet të ndëshkohen - NACIONALE

Gërvalla reagon pas plagosjes së kryeministrit sllovak: Autorët duhet të ndëshkohen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas plagosjes së kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

Gërvalla përmes një shkrimi në rrjetin social “X” ka uruar shërim të shpejtë, teksa ka thënë kërkuar që autorët e krimit të ndëshkohen.

Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak Fico, i cili u qëllua dhe u dërgua në spital. Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij. Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë. Autorët duhet të ndëshkohen.” – ka shkruar ajo.

Kryeministri sllovak u plagos pas një mbledhje qeveritare në qytetëzën Handlova rreth 150 kilometra larg Bratisllavës.

PAMJE

Lajme të ngjashme