Gërvalla pjesë e takimit "Miqtë e Ballkanit Perëndimor"
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ministrja Donika Gërvalla, me ftesë nga homologu i saj austriak Alexander Schallenberg, është nisur për të marrë pjesë në takimin me grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.
“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me ftesë të Ministrit të Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, është nisur për Austri, ku do të marrë pjesë në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, i cili përfshin përveç Austrisë dhe gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor edhe Italinë, Kroacinë, Çekinë, Greqinë, Sllovakinë dhe Slloveninë dhe synon përkrahjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor për një integrim sa më të shpejtë në strukturat e BE-së.”, njofton MPJD.
Kjo e fundit ka njoftuar se Gërvalla në këtë takim do të paraqes qëndrimet e shtetit të Kosovës rreth sigurës në Evropë dhe në rajn, si dhe do të avokojë për përshpejtim të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.