Gërvalla për Byronë: Është bërë një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit - NACIONALE

Gërvalla për Byronë: Është bërë një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla Schëarz, ka shkruar në Facebook, pas minsitrja Albulena Haxhiu, njoftoi se në Venecia u votua pro ndryshimeve për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Sipas Gërvallës ky është një hap i rëndësishëm, drejt luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Postimi i Gërvallës:

“Komisioni i Venedikut miratoi ndryshimet në Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është vetëm premtim elektoral, por përkushtim i përditshëm i institucioneve të Republikës së Kosovës. Me vendimin e sotëm është bërë edhe një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur.” ka shkruar Gërvalla.

Lajme të ngjashme