Gërvalla pasi kaloi një ditë në Ujman: Fuqia e pakrahasueshme e vendosmërisë sonë
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka shkruar disa fjalë pas vizitës së saj në Liqenin e Ujmanit.
Në një shkrim në Facebook, ajo ka folur për “fuqinë e pakrahasueshme të vendosmërisë”.
“Të qëndrosh këtu dhe të shijosh bukurinë e liqenit, emocionet e qytetarëve të shumtë të pranishëm, dhe qëndresën e njerëzve tanë në veri, është një ndjenjë që të bën të besosh në fuqinë e pakrahasueshme të vendosmërisë sonë, qytetarëve tanë që nuk u dorëzuan kurrë, por qëndruan të palëkundur në besimin se Kosova është një dhe e pandarë, e të gjithë qytetarëve të saj, pa asnjë dallim.” – ka thënë Gërvalla.
Tutje, ajo shkroi:
“Vendosmëria e institucioneve tona shtetërore për të vendosur rendin dhe ligjin, për të siguruar një të ardhme të sigurt për secilin qytetar, pa dallim, në jug dhe veri, në lindje dhe perëndim, është forca jonë më e madhe”.