Gërvalla, për opozitës: I dinë arritjet, por zgjedhin propagandën
Sipas kandidates për deputete nga radhët e partisë Guxo, Donika Gërvalla, opozita nuk është e pavetëdijshme për "arritjet gjigante" të ish-qeverisë Kurti në fusha të ndryshme, por kjo njohuri nuk reflektohet në qëndrimet e saj publike.
"Nuk është që opozita nuk e di fort mirë se sa gjigante janë arritjet në fusha të ndryshme. Dhe nuk është që disa akterë të opozitës nuk e dinë fort mirë, nga përvoja e tyre, se sa e vështirë ka qenë vendosmëria dhe mbajtja e një qëndrimi të papërkulur në raport me interesat e Kosovës, por kanë zgjedhur propagandën në vend të kritikës konstruktive", u shpreh Gërvalla.