Gërvalla niset për Nju Jork – përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB - NACIONALE

Gërvalla niset për Nju Jork – përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja Punëve e Jashtme, Donika Gëvalla është nisur për Nju Jork ku do të marr pjesë në takimin e e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kështu ka njoftuar përmes një komunikate MPJD-ja.

“Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, është nisur për Nju Jork, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjatë së cilës do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për Kosovën”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas këtij njoftimi, Gërvalla do t'i paraqesë të arriturat e Republikës së Kosovës, sfidat me të cilat përballet, sukseset në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, reformat në fusha të ndryshme si dhe perspektivën e vendit.

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet të martën, më 18 tetor, duke nisur nga ora 15:00 (21:00 sipas orës lokale në Kosovë).

Lajme të ngjashme