Gërvalla merr pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së: Sulmi i 24 shtatorit ndryshon gjithçka - NACIONALE

Gërvalla merr pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së: Sulmi i 24 shtatorit ndryshon gjithçka

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla do të marrë pjesë në takimin e sotëm të ministrave të Jashtëm të shteteve të BE-së me ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gërvalla përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se në këtë takim do të diskutohet për zhvillimet e fundit dhe sigurinë në Evropë.

Tutje, ajo ka përmendur sulmin e 24 shtatorit, duke thënë se ky sulm ndryshon gjithçka.

Për Kosovën dhe rajonin, sulmi paramilitar nga Serbia më 24 shtator, ndryshon gjithçka dhe dëshmon urgjencën e përballjes me kërcënimet e mëdha të sigurisë.” – ka shkruar Gërvalla në “X”.

Lajme të ngjashme