Gërvalla: Kosova qëndron me Poloninë, BE-ja ta ndaloj Putinin para se të sjellë luftë në gjithë kontinentin - NACIONALE

Gërvalla: Kosova qëndron me Poloninë, BE-ja ta ndaloj Putinin para se të sjellë luftë në gjithë kontinentin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas raportimeve se dy raketa ruse shpërthyen në Poloni ku mbetën të vrarë dy persona.

“Ne vajtojmë humbjet e jetëve të pafajshme polake që janë vrarë nga raketat ruse. Mendimet tona janë me familjet, Kosova qëndron me Poloninë kundër regjimit të Putinit”, ka shkruar kryediplomatja kosovare në llogarinë e saj në Tëitter.

Gërvalla thotë se Bashkimi Evropian duhet ta ndaloj Putinit përpara se të sjellin luftë në gjithë kontinentin.

“Bashkimi Evropian duhet të veprojë shumë i vendosur për ta ndaluar Putinin përpara se ai dhe përfaqësuesit e tij të sjellin luftë në të gjithë kontinentin’, ka shkruar Gërvalla.

Lajme të ngjashme