Gërvalla—Hovenierit: Duhet bashkëpunim Kosovë-ShBA edhe më intensiv në nisma globale
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka thënë Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, se në marrëdhëniet bilaterale Kosovë-ShBA ekziston “nevoja për bashkëpunim edhe më intenziv në nisma rajonale dhe globale”.
“Takime të tilla i shërbejnë jo vetëm forcimit të partneritetit të fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, por gjithashtu theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta strategjike dhe diplomatike”, shkroi Gërvalla në Facebook.
Postimi i plotë:
Në takimin e rregullt me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, diskutuam për aktualitetin politik në Kosovë dhe pritjet e qytetarëve të Republikës së Kosovës për mbështetje të fortë të miqve, partnerëve dhe aleatëve në reformat e rëndësishme drejt forcimit të shtetit ligjor dhe standarteve të demokracisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit dhe reformave të thella në fusha të rëndësishme si arsimi, shëndetësia dhe administrata publike.
Theksova nevojën për një bashkëpunim edhe më intensiv në nisma rajonale dhe globale. 🇽🇰🇺🇸
Takime të tilla i shërbejnë jo vetëm forcimit të partneritetit të fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, por gjithashtu theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta strategjike dhe diplomatike. 🇽🇰🤝🇺🇸