Gërvalla, BE-së e ShBA-së: Ndaleni Vuçiqin para se të nis luftën
Kryediplomatja Donika Gërvalla u ka bërë thirrje BE-së dhe ShBA-së që të reagojnë kundër hapit të ardhshëm të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Duke folur për zhvillimet e sotme në Bërnjak, ajo fillimisht ka thënë:
“Përtej kufirit në Bërnjak, serbët e maskuar po ndalojnë makinat me regjistrim gjerman dhe nuk i lënë shqiptarët të kalojnë. Policia e Vuçiqit po e mbështet atë përshkallëzim racist, duke parë dhe duke mos bërë asgjë”.
Tutje, Gërvalla ka shtuar se Vuçiq po mashtron Gjermaninë dhe BE-në, dhe se shpreson që kjo e para, të kërkojë lëvizjen e lirë, pavarësisht litiumit.
“Vuçiq vazhdon të mashtrojë Gjermaninë dhe BE-në, duke vazhduar eskalimin. Shpresojmë që Gjermania të kërkojë lëvizjen e lirë, pavarësisht litiumit.” – tha ajo.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës kërkoi veprim nga BE e ShBA që Vuçiq të ndalet para se të nis luftë.
Postimi i plotë:
Across the 🇽🇰 border at Bërnjak, masked Serbs are stopping cars with 🇩🇪 registration and don't let Albanians through. Vucic's police is supporting that racist escalation, watching and doing nothing. pic.twitter.com/3I05E43mQo
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 6, 2024