Geci preferon një koalicion LDK - LVV, jo LDK – PDK: E zgjedhi të keqen më të vogël - NACIONALE

Geci preferon një koalicion LDK - LVV, jo LDK – PDK: E zgjedhi të keqen më të vogël

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, preferon një koalicion të LDK-së me LVV-në.

Geci, vajza e të cilit ka fituar edhe një mandat të deputetes, ka thënë se ai preferon një koalicion të tillë para atij me PDK-në.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ai ka dhënë edhe një ide tjetër.

“Prej dy të këqijave unë e zgjedhi ma të voglën gjithë. Unë ja kisha votuar qeverinë krejt, mem dëgju mu LDK-ja, ja kisha votu qeverinë e pakicës, pa koalicion”, është shprehur Geci.

Sipas tij, për të gjitha opsionet do të vendosin organet e LDK-së.

Lajme të ngjashme