Geci pas letrës së Kurtit: Të zbatohet programi LDK-së, më pas të flasin për ndarje pushtetesh - NACIONALE

Geci pas letrës së Kurtit: Të zbatohet programi LDK-së, më pas të flasin për ndarje pushtetesh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i LDK-së, Gani Geci, babai i deputetes së zgjedhur Marigona Geci, ka komentuar letrën e Kurtit

Pas letrës së Albin Kurtit për Lumir Abdixhikun, Geci ka thënë se duhet të zbatohet program i LDK-së, e më pas të flitet për ndarje pushtetesh.

Postimi:

Tani për LDK-në janë pajtuar të gjithë në Kosovë se LDK-ja e ka pasur programin më të mirë prazgjedhor nga të gjitha partitë, andaj mendoj se LDK duhet t’i tregojë LVV-së se nuk di të qeverisë, nuk di të bëjë program, nuk di të krijojë ura miqësie as me ndërkombëtarët as me shqiptarët, prandaj LDK-ja duhet të insistojë që të inkorporohet në përgjithësi programi i LDK-së.

Të rritet koeficienti 150 euro që javën e parë dhe të zbatohet në tërësi programi parazgjedhor i LDK-së, dhe pastaj të flasin për ndarje pushtetesh.

Lajme të ngjashme