Geci komenton sërish policin e plagosur: "Është djalë i mirë, babën drejtor shkolle" - NACIONALE

Geci komenton sërish policin e plagosur: "Është djalë i mirë, babën drejtor shkolle"

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci ka komentuar përsëri ngjarjen e ndodhur në Skënderaj ku të plagosur mbetën dy policë. E njëri nga ta është Mërgim Geci, ku ish deputeti gjatë ditës së djeshme, u deklarua se nuk është familjar i tij.

I pyetur dje nga Nacionalja nëse kishte marrëdhënie familjare me policin, ai u shpreh se "nuk është i joni", gjë për të cilën raportoi gazeta. Por, atij duket se nuk i ka pëlqyer kjo formë e raportimit që e ka shtyrë për të dhënë detaje të tjera.

Geci ka shkruar se Mërgimi është djali i Shefqet Gecit, i cili është drejtor shkolle në Llaushë. Dhe është djalë i mirë deri në pikë të fundit.

“Me të vërtet disa nga gazetarët janë mjerim! Mua më pyti a është i familjes tuaj të ngusht? Pra a është i vllezerve tu? Une it hash jo nuk është i familjes sime as i familjes së Bajraktarve. I thashë ne familja e Bajraktarit të Llaushës nuk kemi ndonjë djalë as në Polici as në FSK. I thash një e kemi pas FSK edhe ai ka dal pension bile jemi bashk tu pi kafe në kët moment. Po Mergimi është Gecë është djali i Shefqet Gecit Drejtorit të Shkollës në Llaushë. Është djal i mirë deri në pikë të fundit”, ka shkruar Geci.