Geci: Komandanti Adem Jashari ka qenë shtylla kryesore e UÇK-së dhe frymëzim për të gjithë ne
Xhevahir Geci, bashkëluftëtari i Adem Jasharit, ka folur ekskluzivisht në emisionin e Presingut në T7 për fillimet e UÇK-së.
Ai foli për daljen publike në skenë për herë të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aksionet e para dhe shumë detaje të tjera.
Sa i përket Adem Jasharit, Geci deklaroi se ai ka qenë komandanti dhe shtylla kryesore e UÇK-së.
Siç rrëfen Geci, përveç komandant legjendar, Ademi ka qenë edhe frymëzim për të gjithë luftëtarët/
"Komandant dhe shtylla kryesore e gjithë neve ka qenë komandanti legjendar, Adem Jashari. Përveç komandant, ka qenë edhe frymëzim i yni kur nashta e kemi ndi vetën edhe më të lodhur edhe më në depresion, kemi shku në Kullë të Ademit dhe kemi marrë motiv, kemi marrë zemër dhe kurajo që rruga jonë të vazhdoj deri në çlirimin e vendit ose deri edhe në vrasjen tonë", deklaroi Geci.