"Aksioni i parë i UÇK-së ka qenë në vitin 1992 mes dy shkollave në Skënderaj"
Ish-luftëtari i UÇK-së, Xhevahir Geci, ka rrëfyer në 'Pressing' për aksionin e parë të UÇK-së kundër ushtrisë serbe.
Ai pohoi se ai, Gani Geci dhe Agim Geci morën pjesë në sulmin e parë ndaj ushtrisë serbe më 7 korrik 1992. Sipas Gecit, ky mund të jetë sulmi i parë ndaj forcave serbe në mbarë Kosovën.
“Ka qenë aksioni i parë në rrugë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj. Tre njerëzit e parë që kryen sulmin e parë. Kemi 5-6 herë për t’i zënë forcat serbe në vend të përshtatshëm, mos me dëmtu dikë. Kemi një javë më herët me Ganiun, me Agimin, ka qenë edhe vëllai i Ganiut, Nebihi por atë natë s'ka ndodh asgjë dhe jemi kthyer. Pas një jave, deri në momentin që kemi zënë pozicionin e mirë, kemi dalë dhe e kemi kry, mes dy shkollave, në mesnatë në Skenderaj. Ka pas sukses bukurë mirë aksioni ynë i parë”, ka thënë Geci.