Gazmend Muhaxheri: Nuk kam dhënë dorëheqje nga asnjë pozitë udhëheqëse brenda LDK-së - NACIONALE

Gazmend Muhaxheri: Nuk kam dhënë dorëheqje nga asnjë pozitë udhëheqëse brenda LDK-së

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka hedhur poshtë raportimet dhe pretendimet se ai ka dhënë dorëheqje nga pozitat e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Muhaxheri ka mohuar kategorikisht këto zëra, duke theksuar se vazhdon të mbetet pjesë e LDK-së dhe në funksionet e tij drejtuese brenda partisë.

“Unë jam në LDK, jam kryetar i degës në Pejë dhe nuk kam dhënë dorëheqje nga asnjë pozitë udhëheqëse,” ka deklaruar ai për RTV Fontana.

Lajme të ngjashme