‘Gazetaria e lirë, gurthemel i demokracisë’: Përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së takohen me Kusarin e Rexhën
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka njoftuar se sot bashkë me përfaqësues të vendeve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, kanë takuar Flutura Kusarin dhe Xhemajl Rexhën.
Në një shkrim në rrjete sociale, ai ka thënë se në takim u diskutua për situatën e medias në Kosovë.
Rohde ka shtuar se gazetaria e lirë dhe e pavarur është gurthemel i demokracisë.
“Këtë mëngjes, përfaqësuesit e Quint-it dhe BE-së 🇪🇺 u takuan me Flutura Kusarin dhe Xhemajl Rexhën, duke diskutuar situatën e medias dhe shtypit në Kosovë. Gazetaria e lirë dhe e pavarur është një gurthemel i demokracisë dhe meriton të respektohet dhe të mbrohet” – ka shkruar ai.
This morning, the representatives of 🇫🇷🇩🇪🇬🇧🇮🇹 & EU 🇪🇺 met with Flutura Kusari and Xhemajl Rexha, discussing the situation of press and media in Kosovo 🇽🇰. Free and independent journalism is a corner stone of democracy and deserves to be respected and protected.
— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) May 16, 2025 at 9:20 PM