Gazetari Zeka, opozitës: S`ka rotacion më të rëndësishëm, se me ia heqë qafe Kosovës Albin Kurtin
Gazetari Milaim Zeka ka një këshillë publike për tri partitë opozitare.
Ai ka kërkuar nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja që të bashkohen për ta larguar kryeministrin Albin Kurti nga pushteti.
Në profili e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk ka rotacion më të rëndësishëm për Kosovën sesa të largohet Kurti nga posti i kryeministrit.
“Nje keshille publike per AAK-ne, PDK-ne, LDK-ne dhe çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashte Kosoves: Nuk rotacion ma te rendesish per jeten e shtetit te Kosoves se sa me ja heqe qafe nje kryeminister siq eshte Albin Kurti”, ka shkruar Zeka.
Sipas tij, kryeministri Kurti është politikan anti-shtet.
“Per 150 vite, kombi shqiptar nuk ka pas politikan ma antishtet, ma rrenc, ma mashtrues, ma abuzues, ma manipulant, se sa Albin Kurtin. Por e ka gjete terenin. A ka ndodhe qofte njehere ne historine e kombit tone, andej e kendej, qe kemi bere lufte kolektive, ose nje proteste per jete me te mire?!!! Kurr, kurr!!!”, ka shkruar Zeka.