Gazetari shqiptar thotë se ShBA-ja për momentin është në anën e serbëve, e kritikon Kurtin - NACIONALE

Gazetari shqiptar thotë se ShBA-ja për momentin është në anën e serbëve, e kritikon Kurtin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ermal Mulosmani, gazetar i njohur nga Shqipëria, ka komentuar pëlqimin që Ambasada e ShBA-së në Kosovë i bëri një statusi të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, rreth tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Z. Mulosmani thotë se se nga kjo mund të arrijmë në përfundimin se “për momentin, është në anën e serbëve”.

“Çka mund të nxjerrim si konkluzion është që Amerika në mes shqiptarëve dhe serbëve, për momentin, është në anën e serbëve. Se si erdhëm deri këtu e ka njëfarë shpjegimi por le ta japin ata që qeverisin. Amerikanët duket janë penduar jo vetëm për përkrahjen e gjithanshme të pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare por me gjasë edhe për bombardimet e '99-ës. "Ti kishim lënë nën Milosheviçin këta mosmirënjohësa" - është nënteksti.” – shkruan z. Mulosmani.

Lajme të ngjashme