Gazetari që e quajti Kurtin “engjëll”: Opozita e sëmurë rëndë po e kërcënon Kosovën
Gëzim Mekuli, gazetar në “Mekuli Press”, që njihet për afërsinë me pushtetin e VV-së, ka bërë një shkrim të gjatë në të cilin ka kritikuar ashpër dhe me terma politikisht jokorrekte opozitën kosovare.
Duke shkruar për “retorkën ballkanike e primitive”, Mekuli e ka quajtur opozitën kosovare të sëmurë.
Sipas Mekulit, “9 shkurti është ilaqi” i opozitës.
“Shkurt e shqip: Opozita/Media e sëmurë rëndë po e kërcënon Kosovën me veprime regresive dhe destruktive, duke rrezikuar gjithçka që është ndërtuar mbi gjakun dhe sakrificat tona.
Por 9 shkurti është ilaqi i tyre!” – ka shkruar Mekuli.