Gazetari Palokaj: BE-ja s’ka dëshmuar seriozitet, e sanksionoi Kosovën e mirëkuptoi Serbinë
Augustin Palokaj, gazetar veteran, ka shkruar një artikull të gjatë në lidhje me dialogun gjatë vitit 2024. I botuar në mediumin Koha, Palokaj ka theksuar se Bashkimit Evropian nuk ka dëshmuar seriozitet.
Tutje, ai ka shkruar se në njërën anë e sanksionoi Kosovën, ndërsa në anën tjetër ka shprehur mirëkuptim për Kosovën.
“Për përparim të vërtetë në vitin 2024 në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do të duhet një seriozitet shumë, shumë i madh i Bashkimit Evropian. Ai seriozitet duhet të dëshmohet duke ia bërë të qartë Serbisë se duhet të zbatojë të gjitha pikat e Marrëveshjes, dhe të ndërmarrë masa në rast se ajo nuk e bën një gjë të tillë. Deri më tash BE-ja nuk ka dëshmuar seriozitet, gjithmonë ka shprehur mirëkuptim për Serbinë edhe kur ajo nuk i ka kryer obligimet e saj. Në anën tjetër e ka sanksionuar Kosovën. Dhe, pa marrë parasysh se çfarë mendon e çfarë thotë ndokush nga BE-ja, fakti në fillim të vitit 2024 është se Kosova është nën masa të BE-së, ndërsa Serbia nuk është.” – shkroi Palokaj, ndër të tjera.