Gazetari gjerman paralajmëron: Rama dhe Vuçiq me një iniciativë të përbashkët për çështjen e zgjerimit të BE-së - NACIONALE

Gazetari gjerman paralajmëron: Rama dhe Vuçiq me një iniciativë të përbashkët për çështjen e zgjerimit të BE-së

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Gazetari i njohur gjerman, Michael Martens, ka paralajmëruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, po nisin një iniciativë të re të përbashkët.

Sipas tij, kjo lëvizje pritet të tërheqë vëmendje të konsiderueshme, ndonëse jo të gjithë do të bien dakord me të.

“Një iniciativë e përbashkët nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbi zgjerimin e BE-së. Ky veprim ka të ngjarë të tërheqë mjaft vëmendje, edhe pse shumë nuk do të jenë dakord”, ka shkruar ai në X.

Lajme të ngjashme