Gazetari Gashi me thirrje institucioneve: Korrigjojeni ligjin diskriminues të Trustit Pensional, nuk më është lejuar qasja në paratë e mia - NACIONALE

Gazetari Gashi me thirrje institucioneve: Korrigjojeni ligjin diskriminues të Trustit Pensional, nuk më është lejuar qasja në paratë e mia

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Zijadin Gashi, ka bërë thirrje ndaj kryeministrit, deputetëve e partive politike, që të korrigjojnë Ligjin për Trustin Pensional.

Ai ka thënë se ky ligj është diskriminues dhe duhet të ndryshohet.

Gashi ka treguar një rast personal kur ka kërkuar tërheqjen e parave nga Trusit për t’i mbuluar shpenzimet për një rast shëndetësor, por nuk ka mundur për shkak të ligjit.

“Paratë e Trustit janë kontribute të qytetarëve por të cilat ata nuk mund t’i shfrytëzojnë edhe në rastin kur përballen me nevojën për jetë a vdekje. Beteja me kancerin më vuri para një sprove të madhe financiare, janë dhjetra mijëra euro të domosdoshme për të përballuar shpenzimet fillestare për të cilat institucionet e shtetit nuk kanë kontribuuar me asnjë cent. Ndërkohë që paratë e mija të kursimeve në Trust mund t’i mbulonin këto shpenzime, mua nuk më është lejuar qasja në mjetet e mia, andaj deputetët duhet të mundësojnë decentralizimin e Trustit nëse jo për tjetër të paktën nga aspekti human.” – ka shkruar ai në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

Lajme të ngjashme