Gazeta e afërt me Vuçiqin: Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë s'është më as çështje muajsh - NACIONALE

Gazeta e afërt me Vuçiqin: Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë s'është më as çështje muajsh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arritja e një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, siq duket asnjëherë nuk ka qenë më afër.

Derisa Kryeministri i Kurti shprehet i gatshëm për arritjen e një marrëveshje, e angazhimi franko-gjerman, është në një pikë që nuk ka qenë asnjëherë më parë, gazeta e afërt me pushtetin në Serbi, “Novosti” ka shkruar se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiq, për arritjen e marrëveshjes finale me Kosovën.

“Në këtë kuptim, presionet ndaj qeverisë serbe janë shtuar, në radhë të parë ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili përmes kanaleve diplomatike zyrtare dhe joformale po merr mesazhe se është koha për të prerë nyjën e Kosovës” shkruan Novosti.

Gazeta “Novosti” ka paralajmëruar se vëtë presidenti Vuqiç, do të flasë në lidhje me këto presione, gjatë nëj paraqitje në televizion, të enjtën, në ora 21:00

“Me ndezjen e konfliktit ruso-ukrainas, qendrat e fuqisë perëndimore po nxitojnë ta mbyllin sa më shpejt këtë çështje dhe sipas informacioneve nga burime diplomatike, pritshmëritë e tyre janë që kjo të ndodhë në një periudhë shumë të shkurtër prej vetëm pak. javë. Në këtë kuptim, presioni ndaj qeverisë tonë është rritur, në radhë të parë ndaj presidentit Aleksandër Vuçiq, i cili përmes kanaleve diplomatike zyrtare dhe joformale po merr mesazhe se është koha për të prerë nyjën e Kosovës.

Për këtë ka folur vetë Vuçiq, i cili ka paralajmëruar se ata me të cilët ka folur në lidhje me Kosovën nuk ia kanë përmendur vitin 2024, të cilin i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e ka prezantuar si vitin e arritjes së marrëveshjes. por që nuk bëhet fjalë as për muaj në pyetje tashmë janë javët. Presidenti do të informojë publikisht për këto presione nesër mbrëma, gjatë një daljeje mysafire në TV Prva në orën 21:00.” shkruan Novosti.

*Gazeta, Kosovës i referohet tërë kohën me termin, Kosova dhe Metohija.

Lajme të ngjashme