Gazeta austriake e pyet Kurtin “a ishin zgjedhjet ide e mirë, pasi humbi vota”: Na u imponuan - NACIONALE

Gazeta austriake e pyet Kurtin “a ishin zgjedhjet ide e mirë, pasi humbi vota”: Na u imponuan

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Pavarësisht se zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Kosovë sollën një rënie të mbështetjes për Lëvizjen Vetëvendosje krahasuar me ciklin e kaluar zgjedhor, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thekson se partia e tij mbetet forca kryesore politike në vend.

Në një intervistë për gazetën austriake Die Presse, Kurti deklaroi se mbajtja e zgjedhjeve nuk kishte qenë synim i qeverisë së tij, por se ato ishin të pashmangshme.

“Kjo është fitorja jonë e pestë në shtatë vitet e fundit. Tani kemi 43 për qind, por kjo ende nuk përfshin votat e diasporës”, u shpreh ai.

Sipas Kurtit, aktualisht po priten rezultatet përfundimtare të procesit zgjedhor, pas së cilave do të nisin konsultimet me subjektet e tjera politike. Ai vlerësoi gjithashtu se modeli i përfshirjes së përfaqësuesve të komuniteteve etnike në qeveri, i ndjekur gjatë mandatit të kaluar, duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjatë intervistës, gazeta Die Presse e pyeti nëse organizimi i zgjedhjeve ishte vendimi i duhur, duke pasur parasysh se Vetëvendosje humbi një pjesë të mbështetjes krahasuar me zgjedhjet paraprake.

Albin Kurti: “Zgjedhjet na u imponuan. Ne nuk i donim. Por ne jemi përsëri në epërsi. Kjo është fitorja jonë e pestë në shtatë vitet e fundit. Tani kemi 43 përqind, por kjo ende nuk përfshin votat e diasporës. Po presim rezultatet përfundimtare dhe më pas do të hyjmë në bisedime me partitë e tjera. Herën e fundit, qeveria jonë përfshinte gjithashtu përfaqësues nga të gjitha grupet etnike. Dhe jam i sigurt se kjo do të mbetet kështu.”

Lajme të ngjashme