Gaxherri e LDK-së: Kurti është antiamerikan, joserioz, populist - NACIONALE

Gaxherri e LDK-së: Kurti është antiamerikan, joserioz, populist

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Besa Gaxherri, anëtare e LDK-së, ka folur në lidhje me profilin politik të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë një paraqitjeje televizive në Tëvë 1, Gaxherri e ka cilësuar Kurtin si “antiamerikan”.

Ne opozita e kemi ditur që Kurti është antiamerikan. Ai normal që e ka fshehur, por kohë pas kohe e ka shpalos edhe këtë, vetë jo që na e kemi shpikë dhe jem friku. Kurti është zënë duke e deklaru vetë se është antiamerikan. Personalisht jam shumë e bindur” – tha Gaxherri.

Tutje, Gaxherri ka vlerësuar se Miroslav Lajçak, i dërguar i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, vjen kot sot në Kosovë.

Asgjë, Kurti është një populist i rryer. Problemi është te Kurti, Lajçak vjen kot, nuk ka ku me ardhë. Absolutisht vjen kot. Unë duke e ditur cilat lojëra i ka bë Kurti për këto katër vite me radhë me çështjen e dialogut nuk do të ketë sukses e as ecje tutje në dialog”, tha ajo.

Lajme të ngjashme