Gati 2 mijë kontrolle për vjedhje të energjisë për një javë në Kosovë
Ministria e Ekonomisë ka publikuar raportin javor ku tregohet për kontrollet dhe keqpqrdorimet e energjisë elektrike.
Siç thuhet në postimin e kësaj ministrie, nga data 12 dhjetor deri me datë 18 dhjetor janë bërë 1 mijë e 993 kontrolle.
Nga gjithë ky numër i kontrolleve, janë ndaluar 163 keqpërdorime të energjisë elektrike.