Gashi sqaron për publikun: S’do të ketë hakmarrje, e kanë keqpërdorur gjendjen e rëndë të axhës së Lulzimit - NACIONALE

Gashi sqaron për publikun: S’do të ketë hakmarrje, e kanë keqpërdorur gjendjen e rëndë të axhës së Lulzimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Tomë Gashi, ka bërë të ditur se xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, i cili u vra në mënyrë mizore me shkop bejsbolli, nuk do të hakmerret.

Gashi për Dukagjinin ka thënë se tha se Rrahim Fejzullahu është keqpërdorur duke ia shfrytëzuar gjendjen e rëndë emocionale.

Gjendjen e tij të rënduar e kanë shfrytëzuar persona të caktuar, thjesht e kanë aranzhuar një situatë me qëllim të mirë, por ndoshta ka pasur qëllime të tjera. Ai ka deklaruar në një televizion që nuk ka problem me askënd, në kuptimin e fëmijëve që të shkojnë në shkollë”, u shpreh avokati.

Ka qenë një kërkese e një hoxhe në Podujevë, e ka ftuar, në emër të një familje, që është e çuditshme. Nëse dikush bisedon për zbutjen e situatës, kaq shumë të acaruar, atëherë duhet të fliste në emër të dy familjeve të dyshuarve që gjenden në paraburgim”, tha më tej.

Gashi tha edhe se Rrahim Fejzullahu nuk e ka ditë që fëmijët e dy familjeve nuk i ndjekin mësimet për shkak të frikës për hakmarrje.

Lajme të ngjashme