Gashi: Si duket Martin Berishaj i ka dhënë pare Vetëvendosjes, duhet të shkarkohet - NACIONALE

Gashi: Si duket Martin Berishaj i ka dhënë pare Vetëvendosjes, duhet të shkarkohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkëlzen Gashi ish-këshilltar i kryeministrit, Albin Kurti, ka folur përsëri për skandalin e ambasadorit, Martin Berishaj.

Gashi ka thënë se duket se Vetëvendosje ka përfituar ilegalisht para nga Berishaj.

Si duket këta kanë marrë pare dhe nuk munden tani me liru. Ky i ka dhënë pare Vetëvendosjes si subjekt politik, nuk ka të keqe donacioni, por me gjasë i ka dhënë ilegalisht.” - ka thënë Gashi në T7.

Gashi shtoi se “fakti që e mbrojnë kështu tregon se këta e kanë një hall.

Ai ka thënë se Berishaj duhet të jap dorëheqje pa ia kërkuar.

Ky ish dashtë vetë me kanë i ndershëm dhe me u tërheq.” – ka theksuar ai.

Më tej, Gashi ka thënë se Berishaj është “zajabant” dhe duhet të shkarkohet sa më parë.

Kur shkon Lubjanë ju thotë se jam profesor i Universitetit të Prishtinës dhe Tiranë, kur vjen në Prishtinë thotë se jam profesor i Universitetit të Lubjanës. “ – ka thënë ai.

Ndryshe Gashi ditë më parë ka kërkuar shkarkimin e Berishajt.

Deri më tani Qeveria Kurti nuk ka marrë ndonjë masë për të pavarësisht hetimeve që po bëhen ndaj tij për përshirjen në skandalin financiar me 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme