Gashi thotë se Qeveria Kurti ka probleme me ShBA-në e Gjermaninë: Kë ka sot Kosova aleat? - NACIONALE

Gashi thotë se Qeveria Kurti ka probleme me ShBA-në e Gjermaninë: Kë ka sot Kosova aleat?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Astrit Gashi, analist në RTV Dukagjini, ka interpretuar marrëdhënien në mes Kosovës dhe ndërkombëtarëve.

Në fakt, Gashi ka shtruar një pyetje të thjeshtë, por të rëndësishme, se kë e ka sot Kosova aleat.

Tutje, ai ka vlerësuar se përveç ShBA-së, tash edhe Gjermania është kritike.

“Kënd i ka Kosova aleatë sot? Francën, vështirë me pasë aleat, me Francës ti je gëzu që nuk është kundërshtar ndër vite. Pra i ke pasë ShBA-në që e ke pasë aleate, të cilët të kanë sulmu vazhdimisht që sa vite, me të drejtë apo pa të drejtë, por të kanë sulmu vazhdimisht dhe të kanë thënë që me Kosovën momentalisht nuk i kemi puntë mirë. Opa. Ke thanë e kam Gjermaninë bile në BE. Tash lufta që po e bën Gjermania me Qeverinë Kurti është e ngjashme me betejën që e kanaë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njëjtë janë duke e trajtuar. Kosova në këtë moment, ka mbetur pa aleat...Sot për sot, Qeveria Kurti është në problem me ShBA, me Gjermaninë, me Francën s’mund llogarit në sukses, kush na mbështet neve?” – ka thënë Gashi në RTV Dukagjini.

Lajme të ngjashme