Gashi s’e futi në listë as masakrën në fshatin e Rron Gjinovcit - NACIONALE

Gashi s’e futi në listë as masakrën në fshatin e Rron Gjinovcit

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Pasaktësitë e librit “Masakrat në Kosovë” të autorit Shkëlzen Gashi po evidenohen çdo ditë.

Për shkak të gabimeve të shumta është tërhequr nga sheshi i Prishtinës edhe ekspozita për masakrat e Kosovës, e cila është bazuar në librin e tij.

Përveç shtrembërimit të fakteve për disa masakra, Gashi në libër nuk kishte përfshirë shumë masakra e krime tjera të forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.

Madje, Gashi nuk e kishte futur në listë as masakrën që kishte ndodhur në Makërmal të Drenicës, fshatin e mikut të tij të ngushtë Rron Gjinovci.

Historiani Durim Abdullahu në kritiken e tij ndaj këtij libri të titulluar “Një libër, nga një masakër në tjetrën” ka treguar se Gashi nuk ka ofruar fakte për vrasjen e 11 civilëve shqiptarë në këtë fshat të Drenicës.

Kjo masakër në librin e Gashit është evitentuar në mes 22 rasteve të vrasjeve me shënimin “Lista e masakrave për të cilat nuk kemi gjete materiale”.

Ndonëse parathënia shpjegon shkurtimisht se mbi ç’kritere është konceptuar masakra e të cilat vlejnë për 83 raste vrasjesh në Kosovë, nuk kuptohet se si janë klasifikuar si masakra 22 raste vrasjesh të tjera që janë listuar në shtojcën nr. 2 me shënimin “Lista e masakrave për të cilat nuk kemi gjetë materiale”. Nuk është e qartë se si janë klasifikuar si masakra këto 22 raste vrasjesh, nëse për to nuk janë gjetur materiale?! Në këtë pikë natyrshëm shtrohet pyetja se kush i ka cilësuar si masakra më herët këto 22 raste për të cilat autori nuk ka gjetur materiale?! Përderisa nuk janë gjetur materiale, prej nga dihet që ato kanë ndodhur pikërisht në ato data dhe në ato vende dhe prej nga dihet numri i dhënë i viktimave: sikur 22 civilë të vrarë në Samadrexhë më 27-28.3.1999; 27 civilë të tjerë në Burojë më 28-19.3.1999; 12 të vrarë në Popovë më 4.4.1999; 11 civilë të vrarë në Makërmal më 31.3.1999; 14 të tjerë në Gllobar më 14.6.1999 etj”, thuhet në kritiken e Abdullahut për librin e Gashit.

Lajme të ngjashme