Gashi: Refuzimi i Kurtit për të dëshmuar rrezikon procesin e rastit Milan Radojçiqit
Gazetari Kreshnik Gashi ka ngritur shqetësime lidhur me refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për të zbatuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke e cilësuar këtë si një veprim që mund të dëmtojë procesin e ekstradimit të Milan Radoiçiqit.
Gashi theksoi se një qasje e tillë mund të krijojë precedentë të rrezikshëm, veçanërisht në rastet kur individë të lidhur me Radoiçiqin arrestohen në vendet evropiane dhe lind dilema nëse ata duhet të ekstradohen në Kosovë apo në Serbi.
Sipas tij, mosrespektimi i vendimeve gjyqësore nga liderët institucionalë mund të dëmtojë kredibilitetin e sistemit të drejtësisë dhe të vështirësojë përpjekjet për të siguruar drejtësi në rastin e Radoiçiqit.
“Në momentin kur kemi një mosbesim të kryeministrit tonë ndaj urdhrave të gjyqtari Kurtaj. Çka na ndodh neve, ne momentin kur diku në Evropë arrestohet një pjesëtar i Radojçiqit dhe ai vihet në kontekstin a duhet me u ekstradu në Kosovë apo në Serbi. Unë mendoj që dëmi që i bëhet procesit të Millan Radojçiqit ne mosrespektimin e gjyqtarit Kurtaj prej kryeministrit tonë Albin Kurti është shume i madh dhe mendoj që është duke gabuar në këtë moment. Kryeministri është dashur që për hir të të kredibilitetit të gjykatës, për hir të gjykatësit, që iu ka besu krejt hemtimi i Radojçiqit me shku ne prokurori.” – tha ai në emisionin “Debat Plus”.