Gashi: Rasti i Vehbi Kajtazit është i paprecedent dhe i papranueshëm - NACIONALE

Gashi: Rasti i Vehbi Kajtazit është i paprecedent dhe i papranueshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Astrit Gashi ka reaguar ndaj rastit të gazetarit Vehbi Kajtazi, cili dje në veturën e tij ka gjetur në pajisje përgjuese GPS.

Ai i ka ftuar organet kompetente që të zbardhin rastin në fjalë.

Sipas tij, ky rast është i paprecedent dhe i papranueshëm.

“Vehbi Kajtazi para se te jete gazetar eshte qytetar. Shteti i Kosoves e ka obligim te garantoj sigurine e secilit qytetar. Deklarata e Vehbiut se me nuk ndihet i sigurt, duhet te shqetesoj secilin por me se tepermi ata qe e kane ne duar shtetin. Urgjentisht duhet te zbardhet rasti me pergjuesit e gjetur ne veturen e tij. Rasti eshte i paprecedent dhe per mua i papranueshem. Secili duhet te ndihet i sigurt ne shtetin e tij. Shteti duhet te garantoj sigurine e kolegut tim Vehbiut”, ka shkruar Gashi.

Lajme të ngjashme