Gashi: Presidentja Osmani e shpëtoi kryeministrin Kurti nga një e keqe e madhe
Analisti politik, Astrit Gashi, ka bërë me dije se presidentja Vjosa Osmani e ka shpëtuar kryeministrin Albin Kurti nga disa sanksione amerikane.
Ai ka treguar se ShBA-ja kishte planifikuar ta fuste kryeministrin Kurti në “një listë të papëlqyeshme”.
Në emisionin “Debat Plus”, ai ka thënë se këtë informacion e ka nga kabineti i presidentes.
“Personalisht mua më kanë thënë kabineti, rolin kyç që mos me ardhë te e keqja më e madhe që kryeministri i Kosovës mundet me hi në një listë të papëlqyeshme që kryeministri mos me shty vendimin për targa, rolin kryesor për të mos ndodhë kjo e ka luajt Vjosa Osmani. Kërcënimi ka qenë shumë i rëndë. Ka shku edhe përmes Vjosa Osmanit, ka neutralizu sa ka mujt aty Vjosa Osmani, që të mos ndodhë ajo punë”, ka thënë Gashi.
Ai ka treguar se kjo nuk është përplasja e parë e Osmanit me Kurtin.
Sipas tij, edhe më herët ka pasur dallime në mes tyre.
“Dallimi mes tyre ka vazhdu ndër kohë. Në kohën kur Lajçak ka qenë i preferum, ka shpresu Kurti në të, për Vjosa Osmani ka bërë me dije tërthorazi që ka pasur dyshime në Lajçakun. E ka konsideru naiv besimin e Qeverisë në Lajçakun. Vjosa Osmani ka dërgu sinjale që marrëveshja e Brukselit s’ka qenë e mirë. Me gjasë, nuk ka pasur pajtueshmëri as për kryetarët në objekte vendosjen e tyre. Në shtator, Vjosa Osmani kthehet nga ShBA me disa premtime nga ShBA-të dhe premtime të saj për ShBA-të. Si u kthy, ka thënë se Kosova duhet me draftu statutin e Asociacionit në disa pika bashkë me ShBA”, është shprehur Gashi.
Edhe presidentja Osmani ka treguar se i kishin ndalur disa sanksione për individë të caktuar në Kosovës.
“Jam angazhuar që nga ajo ditë (26 maji)”, vazhdonte Vjosa Osmani, “që të parandaloj shumë masa më të rrepta; partnerët tonë i dinë shumë mirë çfarë masa kanë qenë të planifikuara dhe sa biseda i kemi bërë çdo ditë e çdo natë”, kishte thënë ajo në një intevrostë për RTV21, në fund të vitit të kaluar.
“Nga 24 orë kam punuar që të parandalohen masa shumë më të ashpra edhe ndaj shtetit tonë edhe ndaj individëve”, ishte shprehur ajo.