Gashi për Qeverinë Kurti: Karakterizohet nga korrupsioni, kapja e shtetit e paaftësia
Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti pas dështimit të seancës së fundit parlamentare për shkak të mungesës së kourumit.
Ai e ka quajtur qeverisjen e VV-së dhe të kryeministrit Albin Kurti si të karakterizuar nga paaftësia dhe kapja e shtetit.
“Ky sesion dhe ky qeverisje karakterizohen nga paaftësia dhe nga kapja e shtetit. Nga shkelja e Kushtetutës, me skandale, me korrupsion masiv. Karakterizohet si Qeveri që e shkel Kushtetutën.” – tha ai.