Gashi për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Nuk ka asgjë të re, është ajo e vitit 2011
Analisti, Dardan Gashi ka thënë se marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë nuk është asgjë e re por vetëm zbatim i marrëveshjes së vitit 2011.
Gashi ka insistuar se implementimi i dokumenteve nuk ka asgjë për t’u mburrur.
Sipas tij, edhe nga Kryeministri Kurti dhe nga Presidenti i Serbisë, Vuçiq nuk është referuar si marrëveshje e re, por si implementim.
“Në kohën kur Kurti i shante këto marëveshje në qofë se i kishte përkrah nashta kishim ec përpara”, ka thënë Gashi gjersa ka theksuar se Kurti dikur i frenonte këto çështje ndërsa sot i duken shumë në rregull”, tha ai në Debat Plus.
Ai e ka cilësuar këtë sikurse “një ngrohje e gjellës” për të cilën, Kurti mundet të shpallë fitore sa herë të dojë.