Gashi për investimin 55 milionësh në KEK: Aq para jep çdo vit BE-ja
Analisti Astrit Gashi, ka reaguar pas postimit te kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ka njoftuar se kompania amerikane General Electric, do të modernizoje termocentralin Kosova B, më një vlerë prej 56.2 milionë eurosh.
Ky investim do të rris kapacitetin e prodhimit për 30 MW dhe jetëgjatësinë e TC Kosova B.
Gashi ka thënë se ky investim nuk është asgjë tjetër përveç një ‘’sadaka’’, pasi që sipas tij kaq investohët çdo vit nga Bashkimi Evropian, për blloqet e KEK-ut, që nga paslufta.
‘’Aq para edhe me shume i pat investu ne blloqe cdo vit per disa vite te pasluftes Bashkimi Evropian hic pa e qeverise kete vend. Sadaka ata, sadaka keta!’’- ka deklaruar Gashi.
Ai ka ironizuar duke thënë se 55 milion euro për 35-40më/h, kjo është arritje madhore e strategjike ne fushën e energjisë.
‘’55 milion euro per 35-40më/h nga TC Kosova B pas 3 vitesh. Kjo po qe eshte nje arritje madhore e strategjike ne fushen e energjise.’’- ka thënë Gashi.