Gashi: Pagat e mësuesve të rriten deri në 750 euro, por të bëhet edhe Vetingu në arsim - NACIONALE

Gashi: Pagat e mësuesve të rriten deri në 750 euro, por të bëhet edhe Vetingu në arsim

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve të arsimit, Shkëlzen Gashi, mendon se pagat e mësimdhënësve duhet të rriten deri në 750 euro, mirëpo paralel kësaj, Gashi thotë se duhet të bëhet edhe Vetingu në arsim.

“Jo 100 euro, duhet 50% rritje, duhet me pasë rroga deri në 750 euro, por paralel me këtë duhet me u bë vetting në arsim”, ka thënë Gashi në T7.

Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tij, kërcënon arsimtarët vetëm kur çohen në greva.

“Jo sikur po bën kryeministri Kurti, tu i kërcënu vec kur po mbajnë greve. Qe dy vjet e ke pushtetin, qe dy vjet po i bje që s’ke bo kurgjo”, ka theksuar ai.

Sipas Gashit, pas krizave të viteve të fundit, sidomos asaj të pandemisë dhe inflacionit të çmimeve, pagat në arsim duhet të rriten për t’iu përshtatur realitetit të ri ekonomik.

Lajme të ngjashme