Gashi: Paga e shërbyesit civil mjafton sa për një individ, jo për me mbajtë familje
Donika Gashi, shërbyese civile që u anëtarësua vite më parë në Lëvizjen Vetëvendosje, ka shkruar për rrogat mesatare të një shërbyesi civil, duke thënë se ato mjafton vetëm për një individ.
Tutje, Gashi vlerësoi se këto paga nuk mjaftojnë për të mbajtur një famile, e aq më larg për të pasur një mirëqenie.
“Paga mesatare e një shërbyesi civil në Kosovë, hiç a shto disa euro të përvojës së punës, me pikëpyetje herë pas here - mjafton sa për një individ. Për me mbajtë familje me të - ncuk! E sa për "mirëqenie" as n' andërr me pa nej grimë mirëqenie!” – shkroi ai.