Gashi: Njerëzit po ikin nga Kosova për shkak të arsimit dhe shëndetësisë së keqe
Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë në emisionin Pressing se njerëzit po ikin nga Kosova për shkak të arsimit dhe shëndetësisë së dobët, e jo për arsye tjera.
“Janë këto dy arsye. Jeni dy prindër në një shtëpi. Keni dy, tre, apo katër fëmijë, dhe jeni në moshën 40-vjeçare. E shihni vetë se shëndetësia nuk ka përparuar dhe kushtet janë të dobëta. Për arsimin nuk po flas. Vetëm shikoni tekstet, rezultatet, gjendjen e objekteve. Në një shkollë, në klasa ka 40 nxënës. Nëpër kryeqytet po flas. Nuk ka mësim aty”, thotë Gashi.
Gashi përmend edhe trendin e ikjes dhe largimin e rreth 200 mijë personave gjatë viteve 2013-2022.
“Kur na bëri Turqia, e pastaj Jugosllavia e Serbia e quajtëm gjenocid. E çka është tani?”, shton ai.