Gashi: Ndalja e pagave për mësimdhënësit të jetë shembulli i fundit i keq që e ndërmerr kjo Qeveri - NACIONALE

Gashi: Ndalja e pagave për mësimdhënësit të jetë shembulli i fundit i keq që e ndërmerr kjo Qeveri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar pas ekzekutimit të pagave nga Ministria e Financave për mësimdhënësit grevistë.

Gashi përmes një postimi në Facebook ka shpresuar që “ndalja e pagave për mësimdhënësit të jetë shembulli i fundit i keq që e ndërmerr kjo Qeveri”.

Pagat e mësimdhënësve dolën! Le të shpresojmë që ndalja e pagave për mësimdhënësit të jetë shembulli i fundit i keq që e ndërmerr kjo Qeveri. Po ashtu, uroj që ky pushtet të filloj e të punoj ndonjë gjë, ngase dënimi i qytetarëve nuk mund të cilësohet si punë”, ka shkruar Gashi.

Lajme të ngjashme