Gashi mesazh opozitës: Kurti ua mori Amerikën e Drenicën, shpejt edhe pasurinë e paligjshme
Ish-këshilltari i shkarkuar i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, ka bërë një pretendim të çuditshëm në tentativë për të sulmuar opozitën përmes një postimi në Facebook.
Sipas z. Gashi, përveç Amerikës, e cila sipas tij ka dalë në anën e Kurtit, shefi i qeverisë ia ka larguar edhe Drenicën partive opozitare.
Vlen të theksohet se Gashi, tashmë analist, nuk ka dhënë ndonjë detaj shtesë që mund të bazojë pretendimet e tij për SHBA-në apo Drenicën.
“Do të mbeteni me gishta në gojë.” - tha Gashi.