Gashi me dyshime për rastin e Gani Jakupit: Ka konflikt interesi, procesi është ndërtuar si montim
Astrit Gashi, analist i përhershëm në Debat Plus të RTV Dukagjinit, ka komentuar rekrutimin e Gani Jakupit nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Duke e komentuar një fotografi të Jakupit me Agron Bajramin, ambasador i Kosovës në Bruksel, ai ka hedhur dyshime se kjo përzgjedhje është konflikt i pastër i interesit.
“Këtu kemi, pas asaj që i tha Imeri, këtu kemi dhe definojmë, kjo fotografi na kallxon, kemi një konflikt të pastër të interesit, e para. E dyta, krejt procedura ka shku qashtu që dy ditë konkurs nuk çel kërkush në këtë botë.” – tha ai në Debat Plus, duke komentuar një fotografi të Gani Jakupit dhe Agron Bajramit, ambasador i Kosovës në Bruksel, transmeton Nacionale.
“Ky ka pranu me hi në një procedurë që ka konflikt interesi dhe që është e ndërtuar si montim” – shtoi ai.