Gashi: Kushdo që rrezikon raportet me Amerikën ka bërë “tradhti kombëtare” - NACIONALE

Gashi: Kushdo që rrezikon raportet me Amerikën ka bërë “tradhti kombëtare”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka komentuar raportet e kryeministrit Kurti me ndërkombëtarët.

Sipas tij, kushdo që rrezikon raportet me SHBA-në ka bërë tradhti kombëtare.

“Rrezikimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rrezikim i qenies së Kosovës, kjo është e padiskutueshme besoj që pajtohemi të gjithë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garantë e egzistencës së Kosovës dhe për një kohë të gjatë do të jenë të tillë, prandaj mendojë që kushdo që rrezikon raportet me SHBA-në bënë më shumë se sa tradhëti kombëtare”, tha ai në Kanal10.

Lajme të ngjashme