Gashi: Kusari-Lila duhet të jap llogari për bisedën me Radoiçiqin, minimumi do të ishte dorëheqja
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ai ka thënë se shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, duhet të jap llogari për bisedën e saj me Milan Radoiçiiqn.
Gjatë një interviste në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ai ka thënë se deputetja e VV-së e ka ditur se krimineli serb është i ndjekur prej autoriteteve kosovare.
Sipas tij, Kusari-Lila duhet të jap dorëheqje.
“Nëse i referohemi mungesës së transparencës për këtë telefonatë dhe ngurtësisë dhe papërgjegjësisë së deputetes (Kusari-Lila) në aspektin e të dhënit shpjegime e sqarime si dhe autori me të cilin ka telefonuar dhe ajo e ka ditur që është i ndjekur nga autoritetet e Kosovës. Përgjegjësitë që i ka si shefe e Grupit Parlamentar e bën të përgjegjshme dhe duhet të jetë e ndërgjegjshme dhe të japë llogari për këtë lëshim që ka bërë, zhvilloi bisedë me një person të kalibrit të tillë, i rrezikshëm jo vetëm për sigurinë e Kosovës, por më vonë u vlerësu edhe nga Shtetet e Bashkuara që është person me shkallë të rrezikshmërisë të lartë për të gjithë Ballkanin. Kusari-Lila minimumi do të ishte të japë dorëheqje”, ka thënë Gashi.